OSMANI: NUK KA BENÇMARK MË TË RËNDËSISHËM PËR INTEGRIMET EVROPIANE SE SA NJË PROCES FER ZGJEDHOR

Delegacioni i Sekretariatit për Çështje Evropiane, kryesuar nga Zëvendëskryetari i Qeverisë për Çështje Evropiane, Bujar Osmani, mbajti takim pune me përfaqësuesit e Entit Shtetëror të Revizionit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, kryesuar nga Revizori Kryesor Shtetëror, Maksim Acevski.

Marketing

“Kam përshtypje jashtëzakonisht pozitive nga vizita e sotme në Entin Shtetëror të Revizionit –një nga organet dhe institucionet e pavarura më të rëndësishme, puna e të cilit paraqet shembull pozitiv që shpesh e potencojmë kur prezantojmë vendin në Bruksel. Revizori Kryesor Maksim Acevski, dhe ekipi i tij, shprehën gatishmëri dhe bindje se në aspekt të kompetencave të tyre, janë plotësisht të gatshëm ti përgjigjen detyrës në krijimin e kushteve të barabarta për garën politike në zgjedhjet e ardhshme”- theksoi Osmani, duke potencuar në momentin e ndjeshëm në të cilën mbahen zgjedhjet, paralelisht me procesin e vendimmarrjes së vendeve – anëtare për fillimin eventual të negociatave.

Samitet pranverore praktikisht fillojnë me vetë fillimin e fushatës zgjedhore, dhe shefat e vendeve – anëtare me 26 mars do të marrin vendimin final për fillimin e negociatave, kur tek na do të jetë dita e katërt e fushatës” – theksoi Osmani, duke potencuar në vetë e rëndësinë procesit zgjedhor.

Gjatë takimit Osmani i vendosi në dispozicion të gjitha kapacitetet e Qeverisë për mbështetje teknike, materiale apo ndonjë lloj mbështetje tjetër për Entin e Revizionit, me qëllim të tejkalimit të çfarë do lloj sfide në periudhën e ardhshme.​

Vizita e sotme në Entin Shtetëror të Revizionit është pjesë e sërë vizitave të Zëvendëskryeministrit Osmani në institucione që kanë kompetenca përkatëse ligjore në zbatimin e procesit zgjedhor, të cilat i paraprinë vizitat në Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve, Agjencisë për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuele dhe në Komisionin Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit, me qëllim për mbështetje në punën e tyre dhe verifikim të gatishmërisë institucionale, si një kriter kryesor për progresin në integrime evropiane.

Marketing