Osmani: Nuk ka përçarje në BDI

Në Bashkimin Demokratik për Integrim nuk ka përçarje, por debat të gjallë i cili gjithmonë përfundon në nivel të partisë, deklaroi ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani dhe anëtar i BDI-së, e cila është pjesë e koalicionit qeveritar.

Marketing

“Në BDI nuk ka kurrfarë përçarje, nuk ndodh asgjë e jashtëzakonshme. Ata që e ndjekin mënyrën e funksionimit të BDI-së e dinë se në BDI ka debat të gjallë, gjithmonë ka pasur qëndrime të ndryshme, shumë aktive, shumë të zëshme. Dhe kjo është e bukura e funksionimit të BDI-së diçka që kryetari gjithmonë e ka nxitur dhe e ka inkurajuar që brenda  të ketë debat, të ketë pikëpamje të ndryshme. Por përparësia e BDI-së është që gjithmonë këto debate përfundojnë në nivel të partisë dhe mendoj se kështu do të jetë edhe këtë herë”, tha Osmani në pyetjen e gazetarëve pas zërave se a ekzistojnë devijime në parti pas paralajmërimeve për parashtrim të interpelancave për të dhe për zëvendëskryeministrin e parë Artan Grubi.

Marketing