Osmani: Partneriteti i suksesshëm mes agjencive të KB-së dhe Qeverisë zgjat më shumë se 20 vjet

Zëvendëskryetari i Qeverisë për Çështje Evropiane Bujar Osmani, mbajti takim me Koordinatoren e Përhershme të Kombeve të Bashkuara në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Rosana Duxhak.

Marketing

Në takim u diskutuan hapat e ardhshëm dhe mënyra për përforcimin shtesë të partneritetit strategjik mes Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Kombeve të Bashkuara, me theks të veçantë në arritjen e qëllimeve për zhvillim të qëndrueshëm.
Gjatë bisedës, Zëvendëskryeministri Osmani shprehu mirënjohje për mbështetjen e madhe dhe të vazhdueshme që vendi ynë e merr nga KB-të në procesin e demokratizimit të vendit, si dhe për mbështetjen në fusha të rëndësishme për qytetarët, në veçanti në pjesën e mbrojtjes së mjedisit jetësor.

“Kombet e Bashkuara me agjencitë e saja në Republikën e Maqedonisë së Veriut janë partner të Qeverisë në dialog për strategjitë sektoriale dhe politike si dhe mbështetës aktiv në koordinim sektorial përmes projekteve që vazhdimisht po zbatohen gjatë 20 viteve të fundit”- theksoi Osmani.

Në këtë kontekst ai shprehu kënaqësinë e tij nga puna e zyrës së UNOPS-it e cila u hap vitin e kaluar, në drejtim të implementimit të mjeteve nga Mbretëria e Norvegjisë dhe Suedisë, mbështetja bilaterale e së cilës paraqet bazë për implementimin e projekteve të UNOPS-it në Maqedoninë e Veriut për mbështetje të procesit të integrimit evropian.

Marketing