Osmani për apelin e Rekës: Të gjithë vinë në konceptin tonë

Zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Bujar Osmani sot ka përshëndetur apelin e kandidatit për president në rrethin e parë të zgjedhjeve, Blerim Reka, dhe të njëjtën e sheh si mbështetje e asaj që është proklamuar nga ata në rrethin e parë, transmeton Portalb.mk.

Marketing

“Është për t’u përshëndetur fakti se të gjithë tashmë vinë në konceptin tonë, se Republika e Maqedonisë së Veriut ka nevojë të lëvizë para, të zgjedh president, që këtë energji pozitive që e dhamë gjatë këtyre dy vjetësh, vetëm se do t’i japë më shumë fuqi. Atë energji do ta materializojë në rezultate konkrete për shtetin, në NATO, në BE, në standard të lartë të vendeve të punës, me paga të larta dhe për jetë më të mirë të qytetarëve. Atë që ne e kemi proklamuar në rrethin e parë të zgjedhjeve, e shohim se tash edhe të tjerët tash e mbështesin, që do të thotë se ideja ka qenë e mirë”, tha Osmani.