Osmani për MIA-n: Thirrje drejtuar të gjitha partive politike që ta pranojnë amendamentin e BDI-së për njësitë zgjedhore

Miratimi i Kodit zgjedhor është jashtëzakonisht i rëndësishëm për rregullsinë e procesit zgjedhor edhe atë nga më shumë aspekte. Së pari për shkak se duhet të implementohen rekomandimet e OSBE ODIHR-së, ndërsa kjo na është veçanërisht e rëndësishme tani në prag të samiteve evropiane, por së dyti edhe për shkak se për herë të parë po hyjmë në një mënyrë të re të financimit të fushatave zgjedhore, ku shumë çështje duhet të rregullohen.

Marketing

Këtë sot në intervistën për MEDIAL-n e deklaroi zëvendëskryeministri përgjegjës për çështje evropiane Bujar Osmani, lidhur me kërkesën e BDI-së për balancimin e detajuar të njësive zgjedhore.

– Për të gjitha këto çështje arritëm konsensus mes partive politike. Një çështje që është jashtëzakonisht e rëndësishme dhe nga e cila varet ligjshmëria e procesit zgjedhor është dallimi në numrin e votuesve në njësitë e ndryshme zgjedhore, bëri të ditur Osmani.

Fitohet përshtypje se BDI-ja e bllokon Kodin zgjedhor në Kuvend, kërkoni balancimin e njësive zgjedhore. A mund të jepni një sqarim?

– Miratimi i Kodit zgjedhor është jashtëzakonisht i rëndësishëm për rregullsinë e procesit zgjedhor edhe atë prej më shumë aspekteve. Së pari për shkak se duhet të implementohen rekomandimet e OSBE ODIHR-së, ndërsa kjo na është veçanërisht e rëndësishme tani në prag të samiteve evropiane, por së dyti edhe për shkak se për herë të parë po hyjmë në një mënyrë të re të financimit të fushatave zgjedhore, ku shumë çështje duhet të rregullohen. Për të gjitha këto çështje arritëm konsensus mes partive politike. Një çështje që është jashtëzakonisht e rëndësishme dhe nga e cila varet ligjshmëria e procesit zgjedhor është dallimi në numrin e votuesve në njësitë e ndryshme zgjedhore.

Disa ditë më parë KSHZ-ja dhe kryetari i dërguan letër Ministrisë së Drejtësisë, duke bërë të ditur se për herë të parë në katër njësi zgjedhore kemi devijim prej mbi 5 për qind, gjë që është jashtë kufizimeve ligjore, edhe atë dallimi mes NJZ-së së gjashtë dhe NJZ-së së tretë është rreth 40 mijë vota, me çka i bën votuesit të pabarabartë, gjegjësisht vota e tyre nuk është me peshë të njëjtë gjatë zgjedhjes së tyre. Edhe kjo është arsyeja dhe është e vërtetë se BDI-ja e frenon në këtë moment në Kuvend Kodin Zgjedhor për arsye se nuk duam që ta marrim përsipër përgjegjësinë për paligjshmërinë e këtij procesi zgjedhor. Ka paralajmërime se njerëzit mund të dorëzojnë edhe parashtresë në Gjykatën Kushtetuese për paligjshmëri të procesit zgjedhor dhe kjo ta ndërlikojë në mënyrë plotësuese jo vetëm procesin zgjedhor, por edhe situatën politike në përgjithësi.

Prandaj, propozuam zhvendosje të sakta dhe të matura mirë të kalkuluar të vendvotimeve nga njëra NJZ në tjetrën në mënyrë që të gjitha NJZ-të të bien nën limitin zgjedhor prej 5 për qind. U bëjmë thirrje partive politike që ta pranojnë këtë amendament të BDI-së meqë qëllimi i këtij amendamenti është vetëm ligjshmëria e procesit dhe mundësimin e barabarësisë në peshën e votës së secilit qytetar në cilëndo NJZ. Shpresoj se partitë politike do të reflektojnë ndaj kësaj nevojë dhe nuk do të lejojnë rrezikimin e procesit të paligjshëm zgjedhor, që mund ta vështirësojë në mënyrë plotësuese situatën politike në vend.

KSHZ-ja reagoi tashmë. Në këtë mënyrë doni ta rregulloni gjithë këtë situatë me njësitë zgjedhore, jo përmes Ministrisë së Drejtësisë, por me ndryshim amendamentesh?

– Propozimi është i deputetëve. Në grupet e punës e propozuam amendamentin tonë, ky është amendamenti 51, i cili ka të bëjë me nenin 175 të Kodit aktual zgjedhor në të cilin do të trajtohen këto zhvendosje të njësive zgjedhore nga njëra NJZ në tjetrën. Presim që partitë politike ta pranojnë këtë amendament që të mund të nënshkruajmë edhe ne Kodin zgjedhor dhe të shkojë të votohet me konsensus. Ligji mund të votohet që sot, kryetari i Kuvendit do të thërriste seancë të veçantë të Kuvendit në çdo moment kur do të arrihet konsensus për këtë çështje. Ditët janë të shkurtra, kemi edhe tri ditë pune duke përfshirë edhe ditën e sotme që të mund të arrijmë konsensus. Mendoj se duhet doemos të sigurojmë ligjshmëri të procesit. Cilado çështje tjetër në një proces të paligjshëm do të vihet në pikëpyetje.

Sipas njohurive Tuaja, a ka vullnet për konsensus?

– Tani për tani disa parti politike konsiderojnë se është tepër vonë që të hyhet në kalkulime të tilla, të tjerët i bëjnë kalkulimet. Mirëpo, kjo nuk është çështje e vullnetit politik. Kjo është çështje e respektimit të ligjit – nëse do të hyjmë me vetëdije në një proces në të cilin në katër prej gjithsej gjashtë njësive zgjedhore shkelet Kodi Zgjedhor.

Për Ligjin për prokurori publike kryeparlamentari Talat Xhaferi doli me qëndrimin se nëse miratohet qëndrim i harmonizuar deri në orën 23 më 12 shkurt, mund të vihet në seancë parlamentare. A keni njohuri nëse ka vullnet te VMRO-DPMNE-ja që të harmonizohet ky ligj ose do të shkohet me kërkesë të shumicës prej dy të tretave?

– E dini se esenca e ligjit për prokurori publike është zgjidhur me faktin që PP-ja e merr përsipër punën e PSP-së. Mirëpo, megjithatë, forma e këtij ligji, nevoja për miratim më shumë ka mbetur në perceptimin e disa vendeve anëtare si kriter i rëndësishëm për miratimin e vendimit për fillimin e bisedimeve përkundër faktit që them se çështjet substanciale të Ligjit janë trajtuar tashmë në mënyrë të ndryshme. Lëndët janë marrë përsipër, arkivi, të punësuarit. Mirëpo, për shkak se edhe perceptimi është i rëndësishëm në politikë, prandaj bëjmë përpjekje të gjejmë konsensus dhe të miratojmë ligjin. Konsensusi është i rëndësishëm meqë do të dërgonim porosi se kur ka të bëjë me luftimin e korrupsionit të gjitha partitë politike jemi “për”. Sigurisht ka edhe tentime për të siguruar 80 deputetë jashtë qëndrimeve partiake, gjegjësisht të shihet qëndrimi i deputetëve, kështu që ka edhe tre ditë për ta bërë këtë tentim dhe të shihet nëse ka 80 deputetë që do të sigurohen për Ligjin për prokurori publike.

Marketing