Osmani për „Realnews“: Dështimi i datës nga BE mund të ketë pasoja mbi Marrëveshjen

Dështimi për mos marrjen e datës për negociata me BE do të shkaktonte pakënaqësi, por edhe të ndikojë në zbatimin e Marrëveshjes dhe rezultatin e referendumit, tha zëvendës kryeministri për Integrimin Europian, Bujar Osmani.

Marketing

Në një intervistë për gazetën greke “Realnews”, Osmani tha se nëse në Samitin e BE-së nuk merret vendim për fillimin e negociatave, do të zhgënjehen të gjithë ata që morën pjesë në këtë proces nga të dyja anët, dhe “më e rëndësishmja” zhgënjimi që do të krijohet tek forcat politike që trajtuan pozitivisht Marrëveshjen në të dyja vendet “.

Zëvendëskryeministri për Integrime Evropiane, Osmani i pyetur për referendumin, thotë se ai është i lidhur me integrimin evropian të vendit, por është i bindur se ai do të ketë sukses.