Osmani për vizitë në Mbretërinë e Spanjës

Zëvendëskryetari i Qeverisë i obliguar për Çështje Evropiane, Bujar Osmani, sot do të qëndrojë për vizitë pune në Mbretërinë e Spanjës.

Marketing

Në kuadër të vizitës, ai do të takohet me ministrin e Çështjeve Evropiane në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Mbretërisë së Spanjës, Luis Marko Aguiriano Nalda, i cili e prezenton vendin në Bashkimin Evropian.

Në takim, siç informojnë nga Sekretariati për Çështje Evropiane, do të hapen tema për marrëdhëniet bilaterale midis dy vendeve, veçanërisht në drejtim të mbështetjes nga Mbretëria e Spanjës për integrimet evropiane të Republikës së Maqedonisë së Veriut, në vigjilje të samiteve të ardhshme të qershorit të Bashkimit Evropian.

Marketing