Osmani për vizitë në Slloveni

Zëvendëskryetari i Qeverisë për Çështje Evropiane, Bujar Osmani, sot do të qëndrojë për vizitë pune në Republikën e Sllovenisë.

Marketing

Siç informojnë nga Sekretariati për Çështje Evropiane Osmani do të ketë takim me zëvendëskryetarin e Qeverisë së Republikës së Sllovenisë dhe ministër i Punëve të Jashtme, Miro Cerar, në të cilën do të hapen temat lidhur me integrimet euro- atlantike të vendit, në drejtim të fillimit të negociatave aderuese me Unionin, dinamika e zbatimit të reformave të parapara në Planin 18, si dhe pritjet nga samitet e ardhshme të qershorit.

Osmani do të takohet edhe me sekretarin shtetëror në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Republikës së Sllovenisë, Dobran Bozhiç, si dhe drejtorin e Programit të Qendrës për Perspektiva Evropiane, Andreja Dolniçar Jeraj dhe zëvendësdrejtoreshën e Qendrës për Bashkëpunim Ndërkombëtar dhe Zhvillim, Ema Rode, me të cilët do të bisedojë për sfidat që paraprinë Republikën e Maqedonisë së Veriut në periudhën e ardhshme, si dhe do t’i hapin temat lidhur me zgjerimin e BE-së të vendeve të Ballkanit Perëndimor, me të cilat përforcohet stabiliteti dhe siguria në BE, si dhe menaxhimi me krizën e emigrantëve, rritjes së fundamentalizmit, si dhe lufta për menaxhimin e përhapjes së lajmeve të rreme.

Pas vizitës në Slloveni, zëvendëskryeministri Osmani udhëton për në Madrid, ku do të mbajë takim me përfaqësuesin e vendit në Bashkimin Evropian, dhe Sekretar Shtetëror për Çështje Evropiane në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Mbretërisë së Spanjës, Luis Marko Aguiriano Nalda, thuhet në kumtesën e SÇE-së

Marketing