Osmani për vizitë pune në Francë 

Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani prej sot do të qëndrojë për vizitë pune në Francë, ku do të realizojë takim me Ministrin e Evropës dhe të Punëve të Jashtme, Zhan-Iv Le Drian.

Marketing

Siç theksohet në kumtesën e MPJ-së, përveç takimit me nikoqirin e tij, Osmani do të vizitojë edhe Pallatin e Eliseut, ku do të realizojë takim me këshilltarët e Kabinetit të Presidentit, Emanuel Makron, Izabel Dumon, përgjegjëse për Evropën Kontinentale dhe Turqinë dhe me Këshilltarin për Evropë, Aleksandar Adam.

Krahas marrëdhënieve bilaterale, në takim do të bisedohet edhe për perspektivat evropiane të Republikës së Maqedonisë së Veriut, si dhe për çështjet aktuale në lidhje me pandeminë dhe bashkëpunimin në atë drejtim. Gjatë vizitës në Francë, të dy ministrat Osmani dhe Le Drian, do të nënshkruajnë dhe disa marrëveshje bilaterale, qëndron në komunikatën e MPJ-së.

Në agjendën e Osmanit parashihet edhe takimi me Marta de Sidrak, presidente e Grupit të Bashkëpunimit midis Francës dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor të Senatit francez dhe do të ketë takim të veçantë me zëvendësdrejtorin e Përgjithshëm të Agjencisë Franceze për Zhvillim, Filip Boduen.

Vizita e punës e shefit të diplomacisë në Paris, Osmani, është pjesë e turneut të tij diplomatik nëpër vendet anëtare të Bashkimit Evropian, në mënyrë që ta prezantojë dosjen Evropiane të Maqedonisë së Veriut dhe të riafirmimojë mbështetjen për vendin tonë.