Osmani për vizitë pune në Hungari, Kroaci, Itali dhe Belgjikë

Zëvendëskryetari i Qeverisë për Çështje Evropiane, Bujar Osmani nesër udhëton për vizitë pune në Republikën e Hungarisë në kuadër të së cilës do të takohet me ministrin shtetëror për çështje evropiane në zyrën e Kryeministrit dhe përfaqësues i Republikës së Hungarisë në Bashkimin Evropian, Sabolç Takaç, poashtu do të takojë edhe Ministrin e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë, Peter Sijarto.

Marketing

Nga Hungarija Osmani vazhdon vizitën e punës në Republikën e Kroacisë, ku me 28 maj (e martë), do të mbajë takim me Ministren për Punë të Jashtme dhe Çështje Evropiane, Marija Pejqinoviq Buriq, ndërsa do të takohet edhe me Kryetarin e Komisionit për Çështje Evropiane në Kuvendin e Koacisë, Domagoj Ivan Millosheviq.

Temat qendrore të takimeve do të jenë perspektivat evropiane të vendeve të Ballkanit Perëndimor, integrimi i Republikës së Maqedonisë së Veriut në BE si dhe mbështetja nga ana e Hungarisë dhe Kroacisë për vendin në prag të samiteve kyçe evropiane në qershor.

Zëvendëskyeministri Osmani, të enjten më 30 maj, do të udhëtojë për vizitë pune në Itali, ndërsa të premten, më 31 maj do të bëjë vizitë pune edhe në Belgjikë. Osmani gjatë vizitave është paraparë të realizojë sa më shumë takime me përfaqësuesit të kreut shtetëror nga të dy vendet.

Marketing