Osmani: Përforcimi politik dhe ushtarak i Aleancës, interes i yni i përbashkët (FOTO)

Official portrait of NATO Ministers of Foreign Affairs

Mbaroi dita e parë e Këshillit të Atlantikut të Veriut të NATO-s në nivel të Ministrave të Punëve të Jashtme në të cilën mori pjesë edhe Ministri i Punëve të Jashtme të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani. Takimi u mbajt në selinë e Aleancës në Bruksel. Njëherit ky është takimi i parë ku Ministri i Punëve të Jashtme merr pjesë fizikisht, që nga anëtarësimi ynë në NATO.

Marketing

Në dy sesionet e sotme nga takimi, ministrat iu referuan çështjeve që kanë të bëjnë me prioritetet strategjike të Aleancës, siç janë stabiliteti rajonal, sfidat hibride dhe sajber, kontrollit të armëve, çarmatimin dhe mospërhapjen e armëve. U shqyrtua edhe stabiliteti në fqinjësinë e NATO-s, lufta kundër terrorizmit dhe gjendja në Afganistan dhe Irak.

Në sesion të posaçëm, ministrat dhanë sugjerimet dhe pikëpamjet në raport me zhvillimin e dokumentit “NATO 2030”, që do të jetë lëndë e miratimit në takimin e radhës të shefave të shtetit dhe qeverive në Këshillin e Atlantikut të Veriut.

Në paraqitjet e tij, Ministri Osmani theksoi përkushtimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, si aleate e re në kuadër të Aleancës, në përforcimin e sigurisë rajonale, si dhe participimin aktiv në kuadër të ruajtjes së sigurisë globale. Osmani e potencoi edhe kontributin e shtetit në raport me prioritetet e Aleancës në ballafaqimin me kërcënimet e sigurisë dhe sfidat. Në këtë kontekst, Ministri Osmani e theksoi edhe kontributin që Aleanca e jep në luftën kundër terrorizmit dhe aktivitetet e mëtejmë të ndërmarra për ballafaqimin me këtë kërcënim. Ai shprehu mbështetje për propozimet strategjike në lidhje me zhvillimin e mëtejmë konceptual të ardhmërisë së Aleancës të përfshira në NATO 2030:

“Agjenda e NATO 2030 në kohë të duhur ofron pikëpamje ambicioze për të ardhmen e Aleancës në dekadën e ardhshme. Ne pajtohemi me synimet e parashtruara: NATO të mbeten ushtarakisht e fuqishme, politikisht të bëhet më e fortë dhe të ketë qasje më të fuqishme globale”, theksoi Osmani.

Në kuadër të Këshillit të Ministrave të Punëve të Jashtme të NATO-s në Bruksel, MPJ Osmani u takua edhe me Sekretarin e Shtetit të SHBA-ve, Antony Blinken. Temë e bisedimeve ishte partmeriteti strategjik midis Maqedonisë së Veriut dhe SHBA-ve, e cila paraqet bazë për miqësi afatgjate ndërmjet dy vendeve.

Në margjinat e takimit, Ministri Osmani realizoi takim bilateral me Ministrin e Punëve të Jashtme të Sllovenisë, Anže Logar. Në takim u hapën më shumë tema aktuale, për progresin e raporteve bilaterale, perspektivën evropiane të vendit, posaçërisht me fokus në kryesimin e ardhshëm të Sllovenisë me BE-në, në gjysmën e dytë të vitit 2021.

“Qëllimi jonë është i qartë, anëtarësim i plotë në BE dhe të gjithë përpjekjet tona janë në këtë drejtim, të punojmë në mënyrë evropiane për t’i arritur vlerat evropiane. Presim valorizimin e arritjes sonë nga partnerët tanë”, tha Osmani në takimin me Logar.

Takimi ministror i NATO-s vazhdon nesër me shumë tema të rëndësishme që kanë të bëjnë me ardhmërinë e Aleancës në interes të paqes dhe sigurisë së rendit botëror.

 

View of the room
Official portrait of NATO Ministers of Foreign Affairs
Bujar Osmani (Minister of Foreign Affairs, North Macedonia) and Dane Taleski (NATO Permanent Representative for North Macedonia)
Marketing