Zv/kryeministri, Bujar Osmani i cli është pjesë e ndryshimit historik të Maqedonisë thotë se sot realizohet ëndra e madhe euroatlantike.

“Po realizojme ëndrën e madhe euroatlantike, Urime të gjithëve!” ka shkruar Osmani i cili ia ka bashkangjitur një selfie bashkë me dy kryeministrat Zaev dhe Tsipras.

Sot në Prespë u nënshkrua marrëveshja historike prej tre dekadave mes Maqedonisë dhe Greqisë edhe atë në Prespë nga ana e dy ministrave për punë të jashtme Nikos Kocias dhe Nikolla Dimitrov.

Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev tha se kjo marrëveshje hap një faqe të re për dy vendet dhe të ardhmen e tyre në Evropën e bashkuar.

“Ndërtojmë partneritet me Greqinë, ata do të jenë përkrahës tanë për një rrugëtim më të mirë të vendit. Në rajon kemi një realitet të ri, dhe nuk mund të injorojmë këtë realitet që do ta ndërtojmë së bashku duke u bazuar në themelet e miqësisë dhe bashkëpunimit”, theksoi Zaev.

Kryeministri grek Aleksis Cipras theksoi se marrëveshja për emrin është historike dhe se tejkalon vështirësitë e mëdha midis dy vendeve.

“Duam të bëjmë një hap për të harruar plagët e të kaluarës, jo vetëm për vendet tona por edhe për Evropës për të shkuar përpara për një ardhmëri më të mirë. Kjo do vë themelet e një epoke të re. Unë me Zaevin vendosëm të tejkalojmë vështirësitë. Dua të falënderoj OKB dhe Nimicit që 25 vite përpiqet të zgjidh çështjen. Nuk mund të ndodhte në një moment më të mirë, sepse sot është ditëlindja e Nimicit”, theksoi Cipras.

Ndryshe Ligji për ratifikimin e marrëveshjes, të hënën pritet të kalojë në Qeveri, ndërsa i njëjti do të dërgohet në Kuvend për miratim. Për miratimin nevojitet shumicë e thjeshtë, gjegjësisht shumica e të pranishmëve në sallë. Nga kuorumi minimum i 61 deputetëve, 31 nevojitet që të votojnë ‘pro’.