Osmani: Pozitat e ambasadorëve do të plotësohen sipas prioriteteve shtetërore

Ministri i ri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani paralajmëroi se do të përshpejtohet procesi i plotësimit të pozitave të zbrazura ambasadoriale, veçanërisht aty ku është fokusi i prioriteteve tona të politikës së jashtme, ndërsa ato janë Brukseli dhe shtetet anëtare të BE-së.
Photo of Sheriban Kllokoci Sheriban Kllokoci1 September 2020 12:18

Marketing

FacebookTwitterLinkedInPinterest
Shkup, 1 shtator 2020 (MIA) – Ministri i ri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani paralajmëroi se do të përshpejtohet procesi i plotësimit të pozitave të zbrazura ambasadoriale, veçanërisht aty ku është fokusi i prioriteteve tona të politikës së jashtme, ndërsa ato janë Brukseli dhe shtetet anëtare të BE-së.

Osmani në pres konferencën e përbashkët me paraardhësin e tij në MPJ, ndërsa njëherësh edhe trashëgimtar i pozitës së zëvendëskryeministrit për Çështje Evropiane, Nikolla Dimitrov, tha se në vijim është procedura për disa udhëzime të ambasadorëve, të cilët ishin të bllokuar për shkak pengesave administrative, komisionet jofunksionale në Kuvend ndërsa një pjesë edhe për shkak të pandemisë. Ai pret që të relativizohen dhe të përshpejtohen të gjitha procedurat jo vetëm në MPJ por edhe në Qeveri, pasi, siç theksoi, na presin procese të rëndësishme dhe prandaj ambasadat duhet të jenë në përbërje dhe kapacitet të plotë që t’u përgjigjen sfidave.

“Fokusi gjatë plotësimit të pozitave të ambasadorëve duhet të jetë sipas prioriteteve politike të vendit, para së gjithash të agjendës evropiane, hapjes së negociatave me BE-në dhe përforcimin e misioneve tona dhe ambasadave në Bruksel dhe në vendet anëtare ndërsa varësisht prej mundësive të buxhetit pas pandemisë. Do të bëhet vlerësim por do të insistoj fokusi të vihet tek prioritetet”, deklaroi Osmani.

Ish-shefi i diplomacisë, Nikolla Dimitrov, tha se kanë ngelur shumë pak pozita të ambasadorëve që nuk janë mbuluar me marrëveshjen politike të qeverisë së kaluar edhe atë në pjesën më të madhe me diplomatë me karrierë, ndërsa me i vogël me personalitete të emëruar politikisht.

“Ka shumë pak vende të cilat ishin jashtë marrëveshjes politike në qeverinë paraprake. Shumë prej vendeve janë mbuluar, por ka shumë vende të rëndësishme midis së cilave edhe Uashingtoni i cili u mbulua. Në kuptimin e numrit, shumë pak janë ato që nuk janë mbuluar me marrëveshjen paraprake politike e cila përfshinte më shumë diplomatë me karrierë nga MPJ dhe një pjesë shumë më të vogël të kandidatëve të emëruar politikë”, theksoi Dimitrov.

Sipas tij, problem kryesor që deri më tani nuk është sjellë Ligji për punë të jashtme, ka qenë politika ditore dhe dy anulimet e Komisionit kuvendor për punë të jashtme. Pret ndryshim të praktikës së tillë dhe sjellje më të përgjegjshme pa politika ditore për çështje të rëndësishme.

Osmani, paraprakisht, në pranim-dorëzimin e funksionit shef i diplomacisë në Qeverinë e re, tha se Qeveria vazhdon me orientimin e njëjtë strategjik drejt BE-së dhe NATO-s me politikë të ngjashme të jashtme dhe me ekip të pandryshuar.

Theksoi se sfidat e ardhshme do të jenë formalizimi i fillimit të negociatave me BE-në dhe udhëheqja e procesit të evropianizimit të shtetit.

“Prioritetet e Ministrisë së Punëve të Jashtme do të jenë përforcimi i agjendës evropiane të shtetit, thellimi i partneritetit strategjik me SHBA-në por edhe anëtaret e tjera të NATO-s dhe marrëdhëniet e mira fqinje, me theks në dy marrëveshjet që duhet të implementohen në periudhën që vjen. Do të përpiqem që në këtë mandat të jem transparent siç kam qenë gjithmonë, të jem në komunikim të vazhdueshëm me ju dhe t’i ndajmë të gjitha informacionet në kohë”, porositi Osmani.

Shprehu bindjen në vullnetin politik, në kapacitetin e shtetit dhe administratën, për, siç tha, hapa dhe suksese më të mëdha gjatë mandatit vijues.

Marketing