“Ose tani ose kurrë”, është motoja e Maqedonisë lidhur me atë që po i ndodh tani, për momentin. Afatet për arritje të marrëveshjes janë legjitimuar. Këto janë momente të posaçme për shtetin, nuk ka hapësirë për ekskluzivitet, as të qeverisë, as të partive. Nuk bëhet fjalë për të fituar pikë politike, as për atë se kush do të jetë në pushtet, por për atë se ku do të jetë vendi në vitet dhe dekadat e ardhshme. Në momente të këtilla historike, si përfaqësues të qytetarëve, kemi obligim të themi se ku po shkojmë, ndërsa nga takimi i liderëve e pres pikërisht këtë, tha zëvendëskryeministri Bujar Osmani për emisionin “Vetëm e vërteta” (Samo vistina) në Kanal 5.

Ai nga takimi i liderëve pret vendime të rëndësishme dhe, siç theksoi, opozita ta kuptojë seriozitetin e momentit dhe kështu të luajë, ndërsa lidhur me zgjedhjet vlerësoi se nuk duhet të shpejtohet, por që Maqedonia fillimisht duhet t’i përfundojë obligimet nga Marrëveshja me Greqinë.

“Unë jam për hyrje konsensuale në proces, me zero rrezik. Nëse kjo do të thotë bisedime, kompromise, atëherë unë jam për ulje në tryezë pa ndërprerje derisa nuk arrihet konsensus. Afatet janë shumë të shkurtra, çdo vonesë për implementim të Marrëveshjes me Greqinë do të ketë reperkusione të cilat mund ta rrezikojnë gjithë procesin për hyrje në NATO dhe BE”, theksoi Osmani për takimin e liderëve.

Sipas tij, nëse Maqedonia tani nuk tregon qartë se ku shkon, do të mbyllen dyert e NATO-s dhe BE-së çdoherë edhe do t’i rrezikohet ardhmëria.

“Takimi i liderëve që ndodh pasdite është posaçërisht sepse në të nuk menaxhohet kriza, por bisedohet për mundësi historike që e ka vendi. Ne, si përfaqësues të qytetarëve, kemi obligim njëherë e përgjithmonë ta fusim Maqedoninë në familjen e vendeve e cila garanton siguri, prosperitet ekonomik dhe qëndrimi i të rinjve në shtëpi”, potencoi zëvendëskryeministri.

Në momente të tilla historike, forma është shumë pak e rëndësishme. Më e rëndësishme është përmbajtja.

“Me rëndësi është a kemi dialog të sinqertë dhe zgjidhje. E inkurajojë këtë takim liderësh dhe shpresoj se do të sjellë vendime të rëndësishme për vendin. Nuk ka hapësirë për risi, të gjithë duhet të jemi atje dhe të tregojmë në cilën anë jemi. Çdo debat është kontribut ndaj demokracisë dhe duhet të inkurajohet”, nënvizoi Osmani.

Me rëndësi është, shtoi ai, opozita të njohë momentet kritike.

“Nuk do të kisha shpejtuar me konstatime, as nuk do të kisha paragjykuar cilën pozitë e ndërmerr opozita në momente të tilla historike, por mendoj se është e vetëdijshme për rolin e saj sepse vetëm nuk mund ta shtyjmë deri në fund këtë proces. Presim që t’i njohë momentet kritike për t’i realizuar qëllimet e përbashkëta”, tha Osmani.

Duke theksuar edhe njëherë rëndësinë e sfidës para së cilës gjendet Maqedonia, Osmani porositi se absolutisht nuk sheh në interesin partiak, por vetëm për të ardhmen e shtetit dhe të gjeneratave të ardhshme. – Edhe  sikur të mos ekzistojmë si parti politike, procesi duhet të ketë sukses, për të ardhmen e vendit”, theksoi zëvendëskryeministri.

Në intervistën, të xhiruar pak para takimit të liderëve, Osmani theksoi se, para së gjithash, flet në emrin e tij personal dhe të partisë së tij BDI.