Osmani priti homologun austriak, slloven dhe çek, merr përkrahje për fillimin e bisedimeve me BE-në

Pasi dyshja europiane Varhej dhe Silva morën për sipër intesifikimin e bisedimeve mes RMV dhe Bullgarisë për tejkalimin e dallimeve mes të dyja vendeve, përkrahje propozimit të presidencës Portugeze me BE-në i dhanë edhe Ministrat e punëve të Jashtme të Austrisë Alexander Schalenberg, Sllovenisë Anze Logar dhe Republikës Çeke Jakub Kulhanek.

Marketing

Tre diplomatët përkrahjen e tyre e shprehën gjatë takimit me Ministrin e Jashtëm të vendit Bujar Osmani.

Pa u zbuluar detajet e propozimit portugez, të gjithë bashkëbiseduesit njëzëri konstatuan se tani është koha që BE të realizojë atë që ka premtuar dhe të japë një dozë shprese për vendet e Ballkanit.

“Tani është koha që BE që japë porosi. Integrimi evropian i Ballkanit Perëndimor në BE do të jetë një përparësi e presidencës sllovene, e cila fillon në 1 korrik. Ai tha se Sllovenia i kushton shumë rëndësi dialogut dhe beson se vetëm përmes dialogut mund të gjindet zgjidhje e pranueshme për të dyja palët” – u shpreh Ministri i Punëve të Jashtme të Sllovenisë, Anze Logar.

“Portugalia ka mbështetjen e plotë për organizimin e takimit të parë ndërqeveritarë, dhe nuk duhet të ketë shtyerje të tjera, dhe nuk është fshehtësi kjo se e gjithë kjo është kompromituar nga një vend anëtare e BE-së, në vend se të ndërtohen raporte të mira ndërfqinjësore” – u shpreh Ministri i Punëve të Jashtme të Republikës Çeke, Jakub Kulhanek.

“Integrimi Europian nuk është i finalizuar pa vendet e Ballkanit Perendimor, dhe problemet bilaterale nuk mund ta bllokojnë procesin integrues të Unionit. Ne jemi dhe duam marrëveshje, prandaj u japim mbështetje këtyre përpjekjeve për tejkalim të këtyre dallimeve, prandaj ne si Austri i japim mbështetje të plotë Portugalisë dhe Sllovenisë të cilat do të udhëheqin me BE që ti japin fund këtyre problemeve” – theksoi Ministri i Punëve të Jashtme të Austrisë, Alexander Schalenbegr.

Misnitrat austriak, slloven dhe çek, por edhe minsitri Osmani konstatuan se tani është koha vendimtare dhe as BE e as Maqedonia e Veriut nuk mund të lejojnë të ngecin në mosmarrëveshje bilaterale dhe çështje historike, prandaj është e rëndësishme të mbahet konferenca e parë ndërqeveritare e planifikuar për në qershor.

“Unë sot kërkova, dhe morra porosi të fuqishme dhe pëlqim nga kolegët e mij se ky përkushtim i tyre në kuadër të Unionit do të vazhdonë. Afatet janë të shkurtra, samiti i qershorit është një mundësi unike që na ofrohet dhe ne duhet të përpiqemi ta përdorim atë në mirëbesim dhe me mbështetjen që morëm. Kjo është e rëndësishme sepse rajoni po përballet me një pikë kritike të humbjes së besimit në besueshmërinë e procesit evropian” – tha Ministri i Jashtëm i vendit tonë, Bujar Osmani.

Osmani dhe bashkëbiseduesit e tij përsëritën qëndrimet se propozimi i paraqitur nga Ministri i Jashtëm Portugez Augusto Silva dhe Komisioneri i Zgjerimit të BE Oliver Varhei është një bazë e mirë për zgjidhjen e mosmarrëveshjes, pasi hap rrugën për rivendosjen dhe ndërtimin e besimit midis dy vendeve, veçanërisht me zbatimi i Marrëveshjes së Fqinjësisë së Mirë si bazë për besimin e ndërsjelltë

Marketing