Osmani: Propozimi portugez, është bazë e mirë për zgjidhjen e problemit me Bullgarinë

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani nuk ka dhënë detaje për përmbajtjen e propozimit nga kryesimi portugez, për zgjidhjen e kontestit mes Shkupit dhe Sofjes.

Marketing

Ka deklaruar, se autoritetet në Maqedoninë e Veriut e kanë cilësuar propozimin si të mirë, pasi siç thotë, përfshin interesin e të gjithë palëve.

“E kemi konstatuar dhe vlerësuar si një bazë të mirë për zgjedhjen e problemit”, tha Osmani, transmeton TV21.

I pyetur, se a premton i njëjti heqjen e vetos nga Bullgaria dhe kështu, caktimin e seancës së parë ndërqeveritare, Osmani thotë se po punojnë si me Portugalinë dhe me Bullgarinë.

“Punojmë me kryesimin portugez dhe punojmë në mënyrë bilaterale me Bullgarinë. Punojmë edhe me shtetet tjera që të gjejmë zgjidhje”, tha më tej Osmani, transmeton TV21.