Osmani: Punësimet në SÇE janë ekuipim i kuadrove për negociatat me BE-në

Punësimet e reja në Sekretariatin për Çështje Evropiane (SÇE), për të cilat është shpallur konkurs, janë ekuipim i kuadrove për negociatat e anëtarësimit në Bashkimin Evropian, deklaroi sot zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane Bujar Osmani

“SÇE është shtyllë bartëse e strukturës negociuese. Duke pritur se në qershor të këtij viti do të marrim konfirmim për datën e negociatave dhe se gjatë këtij vitit do t’i fillojmë negociatat, para se gjithash, skriningun bilateral, madje edhe negociatat, nëse ka institucion i cili duhet të përgatitet me kuadrot ai është SÇE”, tha Osmani, duke u përgjigjur në pyetjet e gazetarëve në konferencën për media për fillimin e projektit Shkup-Bllacë.

Në konkurset e shpallura për punësime në Ministrinë e Transportit dhe Lidhjeve megjithatë, sipas ministrit dikasterial Goran Sugareski, ka dhjetë avancime, por nuk janë vende të reja pune. Ka edhe të reja, por për plotësimin e vendeve të zbrazëta në bazë të pensionimit, si dhe për nevojën për kuadro që janë urbanistë.

Edhe në NP Rrugët Shtetërore, siç tha drejtori Zoran Kitanov, shpalljet nuk kanë të bëjnë me punësime të reja, por ripërtërirjen e atyre aktuale të cilave u skadon marrëveshja.

“Nuk bëhet fjalë për stërngarkim të administratës, por për pikë-pagesat dhe për pikën e kontrollit në Negotinë dhe shërbimin e posaçëm juridik për shkak problemeve të hasura me eksproprijimin në të cilin kanë punuar vetëm dy persona”, tha Kitanov.

Kryeministri Zoran Zaev dje deklaroi se me konkurset e shpallura aktuale për punësim në shumë institucione po plotësohen vetëm vendet e nevojshme të punës.