Osmani: Qëndrimet e Zeqirit janë individuale

Bujar Osmani i BDI-së tha se nënkryetari i LSDM-së Muhamed Zeqiri nuk është pala komunikuese mes partnerëve të koalicionit, dhe akuzat e tij i quajti qëndrime individuale, të cilat nuk mund të kenë aspak ndikim në raportet mes dy partive. Sipas tij, partnerët e koalicionit vazhdojnë të kenë marrëdhënie të mira.

Marketing

Personi që ju e përmendët nuk është personi që prezanton qëndrimet e LSDM-së ndaj nesh. Ne kemi forume të ndryshme ku komunikojmë qëndrimet ndërmjet dy partive politike, ata janë liderët e partive politike, jam unë me sekretarin e përgjithshëm të partisë, kështu që këto janë format formale të komunikimit të tjerat janë më shumë për rrjetet sociale sesa që reflektojnë dinamikë të raporteve ndërmjet nesh, u shpreh Bujar Osmani nga BDI.

Këtë deklaratë zv.kryeministri për çështje evropiane e dha pas takimit të cilin e kishte me Ministren për çështje evropiane pranë Ministrisë për Evropë dhe punë të jashtme Natali Lloazo. Ndër të tjerash ministrja franceze përshëndeti anëtarësimin e Maqedonisë në NATO dhe shprehi mbështetje për rrugëtimin e Maqedonisë drejt integrimit në BE.

Është kënaqësi që jam këtu në një çast kur vendi i juaj arriti t’i tejkalojë kontestet me fqinjët. Në një çast kur Republika e Maqedonisë së Veriut, duke iu falënderuar Marrëveshjes së Prespës por edhe guximit politik të politikanëve doli të bëjë një hap përpara. Por edhe në momente ku ju do ti bashkangjiteni NATO-s, dhe flamuri i vendit tuaj do të gjendet në selinë e NATO-s në Bruksel, tha ministrja për çështje evropiane Natali Lloazo.

Ministrja evropiane, Natali Lloazo u shpreh se Evropës i nevojitet Ballkan Perëndimor stabil dhe i kthyer kah reformat, ashtu siç vendeve ballkanike u nevojitet një Evropë e përforcuar.