Osmani: Qëndrojmë dorë për dorë me aleatët tanë në NATO

Këtë vit e festojmë përvjetorin nga anëtarësimi i plotfuqishëm në NATO. Maqedonia e Veriut sot është pjesë e familjes transatlantike të shteteve dhe qëndrojmë dorë për dore me aleatët tanë, deklaroi sot ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani i cili në Bruksel merr pjesë në takimin e rregullt të Këshillit veriatlantik në nivel të shefave të diplomacive.

Marketing

“I ndajmë vlerat e përbashkëta dhe jemi të përqendruar në mbrojtjen e sigurisë së përbashkët dhe duke i përhapur vlerat e NATO-s në rajon, kontribuojmë në kapërcimin e sfidave të përbashkëta së bashku”, deklaroi Osmani përpara takimit të Aleancës.

Ky është takimi i parë i Këshillit që do të mbahet me prani fizike në Selinë e NATO-s, pas një pauze një vjeçare për shkak të pandemisë me Kovid-19.

Ministrat e punëve të jashtme do të përqendrohen edhe në zhvillimin e axhendës lidhur me “NATO 2030” ndërsa pritet që komente dhe sugjerime të tyre të japin lidhur me rolin e ardhshëm gjeostrategjik të Aleancës dhe përballjen me sfidat e ardhshme të sigurisë, si dhe të miratojnë disa vendime në lidhje me temat që janë lëndë e diskutimit.

“Ministri Osmani, do të jetë përfaqësuesi i parë politik nga Republika e Maqedonisë së Veriut I cili do të marrë pjesë fizikisht në takim të Këshillit veriatlantik që nga anëtarësimi i vendit tonë në NATO, në mars të vitit të kaluar, që do të përdoret për të mbajtur disa takime bilaterale me ministrat e punëve të jashtme të vendeve-anëtare dhe partnerë të NATO-s”, kumtoi MPJ-ja.