Osmani: Referendumi i së dielës do të jetë i suksesshëm

Zëvendëskryeministri për çështje evropiane Bujar Osmani nga Brukseli edhe njëher ritheksoi optimizmin e tij se referendumi i së dielës do të jetë i suksesshëm.

Marketing

Ky optimizëm siç tha Osmani mbështetet tek mendimi publik dhe nga komunikimi me qytetarët të cilët e kanë kuptuar rëndësinë e referendumit e cila do t’i mundësojë Maqedonisë anëtarësimin në BE dhe NATO.

Shumica e qytetarëve nga të gjitha etnitete mbështesin Marrëveshjen e Prespës që nënkupton se pas ditës së dielë vazhdojmë me proceset tjera të implementimit të kësaj Marrëveshje.

Marketing