Osmani: Reformat e nevojshme do t’i zbatojmë në kohë (Video)

Zv/kryeministri për çështje Evropiane Bujar Osmani shprehet optimist se kriteret e Këshillit Evropian për pavarësimin e gjyqësorit, luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar do të përmbushen dhe nuk do të paraqesin pengesë për nisjen e bisedimeve për anëtarësimin e Maqedonisë në BE.

Marketing

NË një intervistë për Alsat Osmani foli edhe për referendumin e 30 shtatorit. Sa i përket cenzusit të nevojshëm për zbatimin e referendumit, Osmani tha se mosdalja e mjaftueshme e qytetarëve në referendum i lë në dorë Kuvendit të procesojë çështjen e zbatimit të tij.

Ndërkohë vërejtjet e opozitës shqiptare mbi marrëveshjen Greqi – Maqedoni ku shqiptarët do të shkruhen si qytetarë maqedonas të Maqedonisë së Veriut, Osmani tha se kjo është vetëm në përcaktimin e shtetësisë dhe se me marrëveshjen shqiptarëve nuk iu ndryshohet kombësia. Kritikat e opozitës Osmani i cilësoi si pengesë të qëllimshme për integrimin e vendit në BE.