Osmani: Regjistrimi do të përfshijë edhe etninë

Partnerët e koalicionit qeveritar kanë harmonizuar qëndrimet rreth Propozim-ligjit për regjistrimin e popullsisë që pritet të mbahet vitin e ardhshëm.

Marketing

Këtë e bëri të ditur zëvendëskryeministri, Bujar Osmani, sipas të cilit në regjistrim do të përfshihet edhe përkatësia etnike, si dhe do të regjistrohet edhe diaspora. Regjistrimi i fundit në vend është bërë në vitin 2002, ndërsa regjistrimi i paraparë për vitin 2011 dështoi.

“Parimisht, së pari do të regjistrohen edhe karakteristikat etnike, kulturore dhe fetare të qytetarëve. Dhe, së dyti njerëzit tanë që jetojnë jashtë shtetit, do të regjistrohen vetëm me një deklaratë të familjarëve të tyre, duke iu prezantuar numrin amë, me çka tregojnë se janë shtetas të Republikës së Maqedonisë së Veriut”, – tha zëvendëskryeministri, Bujar Osmani.

Marketing