Osmani: Rruga e vetme mbetet perspektiva evrpiane, nga kjo largim nuk ka

Zëvendëskryetari i Qeverisë përgjegjës për Çështje Evropiane, Bujar Osmani sot u drejtua në mbledhjen e Komisionit për Çështje Evropiane, të parën pas Samitit të fundit të BE-së.
Në fjalimin e tij Zëvendëskryeministri Osmani shkurt u kthye në rezultatet të cilat Republika e Maqedonisë së Veriut i arriti në fushën e integrimeve evropiane, për shkak, siç theksoi, vendi me të drejtë priti fillimin e negociatave.
„Pa dallim nga gjendjen e tashme, Republika e Maqedonisë së Veriut është me të vërtet shembull i Ballkanit me atë se si ndërtohet demokracia funksioanle multi-etnike,me respektimin e parimeve evropiane për barazi, solidaritet, kompromis,vend i cili si rrallë ndonjë vendë tjetër mundë të lëvdërohet për mbylljen në mënyrë të drejtë të të gjitha çështjeve më të mëdha politike të hapura, pa marr parasysh nëse këto janë marrëdhniet me fqinjët, apo marrëdhëniet e mbrendshme mes bashkësive të ndryshme etnike, mes qëndrimeve të ndryshme politike, sociale apo shoqërore“- theksoi Osmani. Në këtë drejtim ai potencoi së ftesa për anëtarësim në NATO , por edhe ratifikimi i shpejtë nga ana e vendeve- anëtare të Alenacës që po realizohet gjatë gjithë kësaj periudhe, paraqet mesazh të rëndësishëm nga miqtë tanë evropiane dhe botëror, se Republika e Maqedonisë së Veriut ëshët në rrugën e duhur dhe se është vend i familjes së shteteve perëndimore, dhe me të drejtë shpreson në anëtarësimin në të gjitha organizatat multirale që i takojnë civilizimiz perëndimor.
„Ndjenja e zhgënjimit nga ana Bashkimit Evropian, nuk duhet të na largojë nga vlerat evropiane; nuk duhet të na largojë nga rruga e reformave, nga rruga e krijimit të miqësive me fqinjët tanë, nga rruga e krijimit të shoqëris funksionale multietnike, nga rruga e krijimit të shtetit evropian, sipas rregullave, standardeve dhe vlerave evropiane, sepse rruga jonë ishte, rruga jonë e vetme është, dhe mbetet të jetë prespektiva evropiane dhe nga ajo largim nuk ka .

Marketing
Marketing