Osmani: Së bashku ndërtojmë Evropë stabile, të fuqishme dhe të bashkuar

Në kuadër të shënimit të ditëve të Evropës në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Zëvendëskryetari i Qeverisë për Çështje Evropiane Bujar Osmani, sot ishte nikoqir i “BE Mëngjesit” tradicional me të cilin Sekretariati për Çështje Evropiane çdo vjet shënon kremtimin e 9 majit – Ditës së Evropës.

Marketing

“Shënojmë këtë gjashtëdhjetë e nëntë vjetor të Deklaratës së Shumanit, ngjarje që shënon krijimin e Bashkimit Evropian, përfitim më i rëndësishëm dhe më i madh i qytetërimit të botës bashkëkohore; projekt që tani më 70 vite siguron paqe, stabilitet dhe prosperitet, duke e shëndruar Evropën në një vend më të bukur për jetesë” – theksoi Osmani, duke potencuar edhe në sukseset e Republikës së Maqedonisë së Veriut, në aspiratat e saja për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

“Republika e Maqedonisë së Veriut kyçet në aspiratat e vendeve – anëtare, në ndërtimin e një Evrope më të fuqishme, më stabile dhe më efikase dhe në të ardhmen në mënyrë të përkushtuar do të punojë në përmbushjen e këtyre qëllimeve” theksoi Osmani, duke potencuar fillimin e shumë pritur të negociatave, si pjesë e rëndësishme e këtij procesi.

Në ngjarje fjalën e tij e kishte edhe Euroambasadori Zhbogar, i cili theksoi progresin e vendit, duke shprehur shpresë për verifikim të shpejtë të suksesit të vendit, duke i konfirmuar perspektivat evropiane në periudhën qe pason.

Fjalim të shkurtër kishte po ashtu edhe Kryetari i zgjedhur, Stevo Pendarovski, i cili potencoi angazhimin e tij, si Kryetar i ardhshëm, për integrime evropiane të suksesshme të vendit. Pendarovski bëri një paralelizëm të zgjedhjeve Presidenciale në të cilët u zgjodh, si në procesin që ishte i rëndësishëm për vendin, jo për zgjedhjen e tij, por për arsye të vetë procesit, si një shprehje e pjekurisë demokratike dhe politike të vendit, në drejtim të përmbushjes së kritereve për anëtarësim në Union.

Në mënyrë të ngjashme Pendarovski rikujtoi edhe zgjedhjet e ardhshme evropiane, si një sfidë e rëndësishme vetëm për vendet – anëtare që marrin pjesë në këto zgjedhje, por edhe për ne, vende – kandidate, që me kujdes ndjekin frymën politike që do të pasqyrohen në rezultatet nga këto zgjedhje.

Në ngjarje të pranishëm ishin Ambasadorët e vende anëtare të BE-së, Ambasadorët e vendeve të Ballkanit Perëndimor, Zëvendëskryeministrat e mëparshëm për Çështje Evropiane, si dhe përfaqësues të organizatave civile.

Marketing