Osmani: Së shpejti formohet dega e LSDM-së në Likovë, synojmë fitore!

Zyrtari i LSDM-së nga Sllupçani i Likoves, Hadi Osmani, paralajmëron se së shpejti do të formohet dega e LSDM-së në këtë komunë. Këtë paralajmërim Osmani e ka ilustruar me një fotografi të përbashkët me kryetarin e degës së LSDM-së në Kumanovë, Martin Kosotvski.

Marketing

“Sukseset tona nuk mbyllen vetëm me Kumanovën, por së shpejti e formojmë edhe degën në Komunën e Likovës”, ka paralajmëruar Osmani, duke e quajtur Martin Kosotovskin njeri të sukseseve dhe fitoreve të njepasnjeshme kundër “regjimit”.

“Bashkë me aktivistë dhe përkrahës së shumtë jemi në terren për të formuar degën e LSDM në Likovë”, ka vazhduar Osmani.

Marketing