Osmani -Shalenberg: Fillimi i negociatave me BE-në, impuls evropian

Zëvendëskryetari i Qeverisë për Çështje Evropiane Bujar Osmani, realizoi takim me Aleksandar Shalenberg, Ministër Federal për Evropë, Integrime dhe Punë të Jashtme të Republikës së Austrisë.

Marketing

“Posaçërisht e vlerësojmë interesin e Austrisë, si fqinj i afërt i rajonit të Ballkanit Perëndimor, e veçanërisht rolin që kishte vendi gjatë kryesimit austriak me BE-në, periudhë kur vendi realizoi progresin më të madh në integrimet evropiane”, theksoi Osmani në takim, duke shprehur mirënjohje deri tek Shalenberg për mbështetjen aktive austriake para Samiti të ardhshëm të tetorit të BE-së, në drejtim të sigurimit të “dritës së gjelbër” nga Këshilli për fillim të negociatave me Unionin.

Osmani e brifoi Shalenbergun për aktualitetet në vend dhe rajon, me çka bashkëbiseduesit u dakorduan se çelësi i progresit të vendit dhe rajonit në periudhën që vijon, mbetet fillimi i negociatave me Unionin si hap më afër drejtë integrimit evropian, jo vetëm të Maqedonisë së Veriut por edhe vendeve të tjera të rajonit.

Marketing