Osmani: Shqyrtojmë masa radikale për Kumanovën

Zv/kryeministri, Bujar Osmani nga Kumanova para takimit me Shtabin Komunal theksoi se qeveria po shqyrton seriozisht kërkesën e Komunës së Kumanovës për vendosjen e masave radikale në këtë komunë duke marrë parasysh numrin e madh të personave të infektuar me virusin e ri korona (Covid-19).

Marketing

“Falënderoj Komunën e Kumanovës që më dha mundësinë të jem prezent në Këshillin Komunal dhe të dëgjoj nga afër qëndrimet e qeverisjes lokale mbi zgjerimin e pandemisë dhe cilat janë pikëpamjet e tyre dhe për atë se çfarë masa duhet të ndërmarrim për parandalimin e përhapjes së mëtutjeshme. Komunikova qëndrimin e qeverisë se jemi duke i shqyrtuar seriozisht kërkesat e Komunës për masa më radikale, për shkak se Kumanova po shihet se në kokë banori ka numrin më të madh të të infektuarve. Kemi edhe personelin mjekësorë që është i infektuar dhe do të duhet të marrim masa dhe të marrim shembull ndoshta edhe nga qyteti i Dibrës, ku tani më disa ditë nuk ka të infektuar, por kjo do të del nga takimi i Shtabit komunal tani”-theksoi Osmani.

Marketing