Osmani shqyrton implementimin e “Planit 18”

Sot në hapësirat e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut do të mbahet seanca e 42-të e Komitetit të Punës për Integrime Evropiane (KPIE). Seancën në cilësi të kryetarit, do ta udhëheqë Zëvendëskryetari i Qeverisë për Çështje Evropiane, Bujar Osmani, ndërkaq, në seancë krahas sekretarëve shtetëror të ministrive, do të marrin pjesë kryesuesit e Nën- Komiteteve, Sekretari i Përgjithshëm i Qeverisë, si dhe pjesë e administratës së Sekretariatit për Çështje Evropiane. Duke e pasur parasysh aktualitetin e temës, në takim të komitetit do të merr pjesë edhe Zëvendësi i Negociatorit Kryesor dhe Negociator Kryesor Teknik me Bashkimin Evropian.

Marketing

Në takim do të shqyrtohet statusi i implementimit të Planit 18, si dhe dinamika e ardhshme për realizimin e nevojave të reformave në përputhje me detyrimet e marra; do të shqyrtohet statusi i misioneve vlerësuese dhe detyrimet pas konkluzioneve të tyre; do të shqyrtohen edhe aktivitetet për rrjedhën e skriningut shpjegues dhe sfidat e strukturës negociuese.

Marketing