Osmani: Siguruam 25 respiratorë nga Ambasada Norvegjeze, 30 nga fondi i BE-së, plus 4 milionë euro ndihmë

Zëvendëskryeministri për çështjet Evropiane Bujar Osmani deklaroi në një konferencë për shtyp se Maqedonia së shpejti do të marrë 55 respiratorë, dhe do të ketë edhe më shumë nga Kina, e cila aktualisht është “përmbytur” me kërkesë për respiratorë nga shumë vende.

Marketing

“Ne kemi siguruar 25 respiratorë nga Ambasada Norvegjeze dhe ato janë në një depo në Turqi, dhe tani jemi duke negociuar se si t’i transportojmë ato këtu. Ne morëm 30 respiratorë nga fondi i BE-së, dhe ata janë në Kinë, ne jemi duke kërkuar mënyra për t’i sjellë ato.

Kemi një përgjigje pozitive për respiratorët nga Kina, por për shkak të faktit se 100 vende kërkojnë respiratorë nga ai vend, unë nuk mund ta di numrin e saktë të respiratorëve që do të marrim nga kinezët.

Në bisedë me Komisionerin e Zgjerimit të BE Uarhaj, ai do të aktivizojë me urgjencë 4 milion euro ndihmë shëndetësore për të trajtuar koronavirusin. Unë mendoj se data për fillimin e negociatave ka ardhur në kohën e duhur, dhe ne mund të besojmë në këtë ndihmë, “tha Osmani sot në konferencën shtypi.