Osmani sot do t’i brifojë ministrat e punëve të jashtme të vendeve anëtare të BE-së

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, së bashku me homologun e tij nga Shqipëria, Ministrin e Evropës dhe Punëve të Jashtme, Olta Xhaçka, sot (13 maj), nën kujdesin e Ministrave të Punëve të Jashtme të Greqisë dhe Rumanisë, Nikos Dendias dhe Bogdan Aurescu do të mbajnë video brifing me homologët e tyre, Ministrat e Punëve të Jashtëm të vendeve anëtare të BE-së.

Marketing

Qëllimi i takimit është që të reflektojë në diskutimin strategjik mbi Ballkanin Perëndimor, të mbajtur në 10 maj në Bruksel, dhe të riafirmojë angazhimin dhe përpjekjet e vendeve anëtare drejt perspektivës evropiane të vendeve nga rajoni, në prag të mbledhjeve Këshillit për çështje të përgjithshme në qershor. Në fokus të diskutimeve do të jenë dosjet e Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë dhe pritjet e tyre të justifikuara që Këshilli në muajin qershor t’i operacionalizojë vendimet për fillimin e negociatave aderuese, duke miratuar kornizën negociuese dhe mbajtjen e konferencave të para ndërqeveritare.

Marketing