Zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Bujar Osmani dhe ekipi që e udhëheq do të vizitojnë sot Brukselin ku do ta fillojë procesi i skriningun për kapitullin 24 i cili ka të bëjë me drejtësinë, lirinë dhe sigurinë. Gjatë vizitës në Bruksel Osmani do të ketë takim joformal me përfaqësues të Grupit Punues pranë Këshillit të BE-së për Ballkanin Perëndimore, ku do ta prazantojë planin 18 të qeverisë, ndërsa pritet të ketë takim edhe me eurokomesarin Johannes Hahn.

Procesi i skriminingut, sipas faqes zyrtare të Komisionit Evropian, zyrës për Zgjerim dhe Fqinjësi të mirë do të thotë “mbikëqyrje, ngjizje të planeve dhe ligjeve për integrim në BE të vendeve që tentojnë anëtarësimin”

Për Maqedoninë, sipas përvojave me shtetet që më herët e kanë kaluar këtë proces, proces më i ndjeshëm është sektori i DREJTËSISË dhe të drejtat themelore. Liria dhe siguria gjithashtu janë të rënda për t’u zbatuar me ligjet ekzistuese dhe me praktikën që do të sigurohet me ndryshimin e ligjeve. Më voluminoz do të jetë procesi i skrimingut në ligjet që kanë të bëjnë me Ministrinë e Bujqësisë dhe transportit, duke pasur parasysh prodhimin, shitjen, blerjen dhe importin dhe eksportin e mallrave. I gjithë procesi i skriningut ka 35 kapituj të cilat duhet të kalohen me shumë kujdes thuajse nëpër të gjithë institucionet dhe drejtoritë e shtetit.