Osmani: Sot votojmë PËR Maqedoninë Evropiane!

Zëvendëskryetari i Qeverisë për Çështje Evropiane, Bujar Osmani, shoqëruar nga anëtarët e familjes tij të, realizoi të drejtën e votës në SHF “Adem Jashari” në komunën e Çairit, në ora 10.

Marketing

“Në jetën time asnjëherë nuk kam patur kështu dite, ditë që kam marrë vendim më të madh dhe më të rëndësishëm për fëmijët e mi, për familjen time, si dhe për gjithë qytetarët. Dita e sotme është një ditë që paraqet ditën që vendos ardhmërinë në kontraste më të fuqishme, jo në nuancat për pak të mira apo pak të këqija, por sot përcaktojmë drejtimet e shtetit, dhe të ardhmërisë”- deklaroi Osmani pas votimit.

Në këtë rast ai shprehu shpresën se qytetarët janë të vetëdishëm për vendimin të cilën e marin, masovikisht do të dalin të gjithë komunitetet etnike dhe gjeneratat si dhe potencoi se dita e sotme është ditë që nuk kthehet, lidhur me mundësinë që na jepet. “Nuk do të kemi një ditë tjetër si kjo në gjeneratat e ardhshme, ditë që na ofron një mundësi të tillë ta përcaktojmë ardhmërinë e gjeneratave të ardhshme që vinë në paqe dhe prosperitet ekonomik”- përfundoi Osmani.