Në konferencën e Rrjetit 23 e titulluar si “Kapitulli 23: Kutia e Pandorës apo çelës për sundim të mirë”, fjalim ka mbajtur edhe zv/kryeministri për çështje evropiane Bujar Osmani i cili ka ritheksuar realizimin e suksesshëm të planit 3-6-9 të realizuar si njërin nga raportet më të mira të KE-së deri tani.

“Me implementimin e planit 3-6-9 nuk kanë përfunduar proceset reformuese, por përkundër u krijuan kushte për implementim më të thellë të reformave në shoqëri, reforma që janë pjesë e planit të ri 18 të qeverisë”, ka thënë Osmani.

‘Sundimi i së drejtës – bazë për ndërtimin efikas të një shoqërie demokratike dhe moderne, përfitimi më i rëndësishëm për qytetarët nga procesi i integrimeve evropiane.
*Nga konferenca # Rrjeti23+ në organizim të Institutit për politik Evropiane’, ka shkruar nw facebook Osmani.