Osmani takon diasporën në Itali, diskuton për procesin e regjistrimit (FOTO)

Në kuadër të vizitës së punës në Romë, Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani realizoi takim me qytetarë tanë, si dhe me përfaqësues të disa shoqatave në diasporë nga Republika e Maqedonisë së Veriut në Itali.

 

‘I ftova në mobilizim aktiv dhe mora mbështetjen e tyre, që bashkë të përcjellim informacionin deri te qytetarët tanë jashtë vendit për rëndësinë e #Regjistrimi2021.
Biseduam edhe për tema tjera në interes të diasporës, për shqetësimet e tyre, nevojat, por edhe mundësitë e avancimit të komunikimit me shtetin, mundësitë për avancimin e qasjes ndaj shërbimeve që i shfrytëzojnë qytetarët jashtë vendit, si dhe potencialin për kthimin e tyre në Maqedoninë e Veriut- thotë Osmani
Marketing