Kampioni aktual i Maqedonisë në futboll, skuadra e Shkëndijës ka shkruar një faqe tjetër në historikun e saj të garave europiane, pasi që për herë të parë arrin në raundin e tretë të eliminatoreve të Ligës së Kampionëve.

Goli i Besart Ibraimit në takimin e parë në Shkup mjaftoi për skuadrën “kuqezi” që të eliminojnë skuadrën kampione të Moldavisë, Sherif Tiraspolin. Trajneri Qatip Osmani ishte i kënaqur me përforamcën e futbollistëve dhe beson se me eliminimin e Sherif Tiraspollit , vetëm se është shtuar vetbesimi tek futbollistët.

“Uroj lojtarët e mi për paraqitjen dhe angazhimin që dhanë. Edhe pse u orientuam më shumë në mbrojtje, besoj se Shkëndija e meritoi kualifikimin në raundin e ardhshëm të Ligën e Kampionëve.

Kishim përballë një rival shumë cilësor dhe gëzimi ynë është edhe më i madh për faktin që eliminuam një skuadër si që është Sheriff Tiraspoli…… Kjo bën që vetvetiu te të gjithë ne, por posaçërisht te futbollistët, tu rritet vetëbesimi pas këtij rezultati”, tha mes tjerash trajneri Osmani.

Në raundit e tretë të Ligës së Kampionëve, skuadra e Shkëndijës do të përballet me Red Bull Salzburgun, një ekip shumë e fortë nga Austria, e cila në edicionin e kaluar të arriti deri në gjysmëfinale të Ligës Europa. Takimi i parë mes këtyre dy ekipeve do të jetë më 8 gusht në Austri, ndërsa në rast të eliminimit, Shkëndija do të vazhdojë në garat e plej off-it në Ligën Evropa.