Osmani: Të gatshëm për sfidat që sjellin bisedimet aderuese, mund të fillojmë mënjëherë

Zëvendëskryetari i Qeverisë përgjegjes për Çështje Evropiane, Bujar Osmani sot mori pjesë në seancën e gjashtë të Këshillit Nacional për eurointegrime, në temë„ Arritjet dhe prespektivat në procesin e anëtarësimit në Bashkimin Evropian“.
„ Si Zëvendëskryeminister për Çështje Evropiane dhe si negociues kryesor më lejoni menjhër të deklarohem dhe të mos lë hapësir për çfar do dilema: gati jemi për sfidën të cilën e sjellin negociatat e pranimit. Ato mundë të fillojnë menjëher, “ theksoi Zëvendëskryeministri Osmani.
Në fjalim Osmani referoi për ecurinë e zhvendosjes së legjislacionit evropian, ku para të pranishmëve shpjegoi në detaje deri ku është procesi dhe çfarë e pret vendin pasi ti fillojë negociatat me Unionin, dhe e prezentoj strukturën negociuese ,krijimi i së cilës veç më është finalizuar.
„Pas dy dekadave në procesin e integrimeve evropiane, Republika e Maqedonisë së Veriut më në fundë do të kaloj në fazën e shumë pritur të negociatave, e cila paraqet jo shpërblim por valorizim në gjithë atë që kemi arritur së bashku, posaqërisht reformat të cilat ishin të realizuara me konsenzus dhe të partive në qeveri dhe atyre në opozitë.Me atë ju treguam qytetarëve edhe partnerëve tanë ndërkombëtar që integrimi evropian është përcaktim strategjik në të cilën të gjithë besojmë dhe për realizimin e saj të gjithë kontribuojmë “, tha Osmani, më pas duke theksuar që beson se në samitin e tetorit- vendet anëtare do të marrin vendim e cila so të sjell impuls për përparimin e mëtejshëm të vendit, impuls i cili do të ketë ndikim pozitiv edhe mbi proceset tjera në rajon, ku do të paraqet edhe kontribut pozitiv në krijimin e Bashkimit Evropian më stabil,më të sigurt dhe më kredibil.

Marketing
Marketing