Osmani: Të punojmë dhe t’i mirëmbajmë marrëdhëniet stabile ndëretnike

Zëvendëskryetari i Qeverisë për Çështje Evropiane Bujar Osmani, mbajti takim me shefin e Misionit të OSBE-së në Shkup, Klemens Koja, në të cilën u shkëmbyen informacione dhe mendime për më shumë tema aktuale.

“Incidenti me ndërhyrjen në Bashkësinë Fetare Islame, paraqet akt të turpshëm që kërcënon sekularitetin e vendit dhe autonominë e garantuar me kushtetutë të bashkësive fetare në Republikën e Maqedonisë së Veriut, dhe nga Qeveria pres por edhe institucionet tjera të ndërmarrin aktivitete me të cilat do të mbrojnë pavarësinë e BFI-së”, theksoi Osmani, duke potencuar se incidentet e tilla me siguri në mënyrë negative do të ndikojnë në marrëdhëniet stabile ndëretnike, që paraqesin fryt të mundit shumëvjeçar dhe sjelljes së kujdesshme. “Aktualisht marrëdhëniet ndëretnike janë stabile dhe të forta, dhe me të jemi veçanërisht krenar, por ajo nuk është diçka që mund të merret si e gatshme, por përkundrazi, medoemos duhet në mënyrë aktive të punojmë në mirëmbajtjen e tyre” – theksoi Osmani.

Në vazhdim, Osmani dhe Koja diskutuan për mundësitë për realizimin e projektit për analizë statistikore dhe cilësore të vendimeve gjyqësore, me të cilat do të vërtetohet objektiviteti i aktgjykimeve në përputhje të përkatësisë etnike të të akuzuarve, si mënyrë meritore për përcaktimin e objektivitetit dhe jo-selektivitetit në punën e gjykatave. Projekti parasheh analizë profesionale statistikore, ku lëndë e përpunimit do të ishin ngjarjet e njëjta të akuzave, ku do të analizoheshin lartësitë e aktgjykimeve dhe korrelacioni i tyre statistikore në përputhje me përkatësisë etnike të të akuzuarve. Këto projekte kanë sukses të jashtëzakonshëm në vërtetimin e anësimeve eventuale dhe subjektivizmit të skenës gjyqësore në shoqëritë bashkëkohore, si bazë për adresimin e këtyre çështjeve objektive dhe pa paragjykime.

Në fund, Osmani dhe Koja shprehën kënaqësi nga mënyra se si u organizua dhe u zbatua rrethi i parë i zgjedhjeve, duke pritur se ky sukses do të përsëritet edhe në rrethin e dytë, me çka edhe zgjedhjet në përgjithësi do ta reflektojnë pjekurinë demokratike dhe politike të vendit.