Osmani – Thaçi: Data e negociatave është sukses i madh për Maqedoninë, si dhe një shtytje për të gjithë Ballkanin perëndimor

Zëvendëskryeministri i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, për Çështje Evropiane, dr.Bujar Osmani, gjatë vizitës së punës në Prishtinë, realizoi takim me Kryetarin e Republikës së Kosovës – Hashim Thaqi.

Marketing

Në takim u hapën tema rreth progresit dhe baskëpunimit mes dy vendeve, në veçanti bashkëpunimi ndërkufitar, perspektivat evropiane te Ballkanit Perëndimor në proceset eurointegruese, si dhe pritjet e samiteve të ardhëshme të Bashkimit Evropian.

“ Data e negociatave për Republikën e Maqedonisë, paraqet pikë kyçe për integrimet tona evropiane, por edhe një përcaktues kryesor për perspektivat evropiane në tërë Ballkanin Perëndimor” theksoi Osmani, duke shprehur kënaqësi se i gjithë rajoni dukshëm po vazhdon drejt Evropës dhe se ka perspektivë kredibile për progresin  e vendeve.

‘’Mbyllëm çeshtjen komplekse ndermjet Maqedonisë dhe Greqisë,  i cili paraqet sukses diplomatik ndërshtetëror qe besoj se do ju  imponohet si një mënyrë për ti mbyllur çështjet e hapura mes  vendeve fqinje në gjithë rajonin’’ theksoi Osmani, duke shtuar se së bashku me implementimin e sukseshem të marrëveshjes për fqinjësi të mirë me Bullgarinë, demonstron në vepër pjekurinë dhe seriozitetin e Maqedonisë ne raport me fqinjët e saj.

Gjatë  vizitës, Zëvendëskryeministri Osmani do të realizoj takim edhe me Zëvendëskryetarin e Qeverisë së  Kosovës, Enver Hoxhaj , ku fokusi I bisedimeve do të jetë  bashkëpunimi mes dy Qeverive.

 

Marketing