Osmani – Timonie: Franca fuqishëm mbështet integrimin evropian të vendit

Zëvendëskryetari i Qeverisë për Çështje Evropiane, Bujar Osmani, së bashku me Ambasadorin e Republikës së Francës, Kristijan Timonie kanë fjalën hyrëse në seminarin ndërkombëtar me temë „SÇE, Qendra për trajnime dhe dimensione të resurseve njerëzore“, e cila realizohet me mbështetjen e agjensionit Francez për zhvillim.

Marketing

„Ngjarja e sotme është pjesë e një seri seminaresh dhe trajnimeve të cilat i organizojmë me mbështetjen e agjensionit Frances për zhvillim, të cilat janë në drejtim të forcimit të kapaciteteve të SÇE-së si institucion i vetëm me ekspertizë të duhur, njohuri dhe përvoja lidhur me proceset evropiane, më qëllim përgatitje më kualitative të vendit për procesin e negociatave që na presin“ theksoi Osmani.

Osmani shprehi mirënjohje deri te Ambasadori Timonie dhe këshilltari i tij i cili vjen nga Qeveria Franceze, Fransoa Lafond, për mbështetjen e organizimit të këtij lloji të trajnimeve dhe seminareve, me të cilat, siç theksoi Osmani , „ jo që forcohen kapacitetet e Sekretariatit për Çështje Evropiane por të njëjtat paraqesin edhe shprehje të qartë të bashkëpunimit të mirë mes Republikës së Francës dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut“ .