Zëvendës kryetari i Qeverisë, i obliguar për çështje evropiane, Bujar Osmani, së bashku me delegacionin e Sekretariatit për Çështje Evropiane, sot në Kuvend do të realizojnë takim me anëtarët e Komisionit të Kuvendit për mbikëqyrje të zbatimit të masave për ndjekjen e komunikimeve.

Takimi është pjesë e vizitave institucionale të zëvendës kryeministrit Osmani, të cilat kanë për qëllim ndjekjen e implementimit të reformave nga Plani 18, sfidat e lidhura me të njëjtin, si dhe “trak rekord”-i adekuat i aktiviteteve nga ndjekja e reformave, informojnë nga SÇE.

evn