Osmani: Vendet e Vishegradit i bëjnë thirrje Unioni t’i mbush obligimet ndaj Maqedonisë së Veriut

Zëvendëskryetari i Qeverisë për Çështje Evropiane Bujar Osmani në kuadër të turneut të tij nëpër metropolet evropiane për vizitë pune qëndron në Varhavë, Republika e Polonisë, ku mbajti takime të ndara me Ministrin për Punë të Jashtme të Republikës së Polonisë, Jacek Çaputoviç dhe me Sekretarin Shtetëror për Çështje Evropiane në Ministrinë për Punë të Jashtme të Polonisë, Konrad Shimanski.

Marketing

Tema qendrore e takimeve në Varshavë ishin perspektivat evropiane të Republikës së Maqedonisë së Veriut, dhe mbështetja në prag të vendimit për fillimin e negociatave në Samitin e BE-së në tetor.

“Polonia është mik dhe partneri i Maqedonisë së Veriut, dhe sigurisht njëri ndër mbështetësit më të rëndësishëm për integrimin tonë evropian brenda Unionit, por edhe në kuadër të vendeve të grupit të Vishegradit” theksoi Osmani në takim duke i përcjellë mirënjohjet e Qeverisë dhe vendit për mbështetjen e vazhdueshme të cilën Republika e Maqedonisë së Veriut e merr nga Polonia.

Nga ana e Ministrave, në takime u konfirmua kjo mbështetje, dërguan edhe mesazh optimist për marrjen e konsensusit edhe nga ana e vendeve tjera- anëtare, për konfirmim të vendimit në tetor, duke e riafirmuar se vendi i përmbush gjitha kriteret dhe kushtet të cilat u kërkuan nga ana e Unionit, nga i cili u theksua – tani pritet të japë të premtuarën.

Vizitat në Berlin dhe Varshavë janë pjesë e turneut evropian të Zëvendëskryeministrit Osmani, nëpër metropolet evropiane në prag të mbledhjeve të tetorit të Këshillit të BE-së. Më herët Osmani vizitoi edhe Brukselin, Stokholmin Helsinkin, dhe në prag të Samitit planifikohen edhe vizita në metropole tjera evropiane.

Marketing