Osmani: Vendkalimi kufitar Llojan-Miratoc, produkt i “mini Shengenit” Ballkanik

Zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Bujar Osmani thotë se vendkalimi kufitar Llojan-Miratoc është produkt i “mini Shengenit” Ballkanik. Duke folur për pikën kufitare, Bellanoc-Stançic, Osmani thotë se hapja e saj zvarritet shkaku i problemeve teknike në Kosovë.

Marketing

Ne ishim të gatshëm për të filluar që para 10 dite, mirëpo Kosova ka nevojë për një kabllo telekomunikimi për të lidhur qendrën e tyre me bazën në Prishtinë dhe presim që këtë ta bëjnë sa më shpejtë që të fillojmë me punë. Unë nuk mund të bëj diçka më tepër që të tejkalohet ky problem i tyre teknik”-pohoi Bujar Osmani, zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane.

Marketing