Osmani:Ballkani Perëndimor pret anëtarësim të plotë në BE

Zëvendëskryetari i Qeverisë për Çështje Evropiane Bujar Osmani, sot kishte fjalën e tij në seancën e Këshillin Nacional për Euro-integrime në të cilin u diskutua qasja e paralajmëruar drejt zgjerimit të BE-së si dhe sfidat e së njëjtës.
“Seanca e sotme e Këshillit Nacional për Euro-integrime paraqet platformë të vërtetë për diskutim në të cilën mund të bëjmë prerje të procesit të përgjithshëm të integrimeve evropiane pas samiteve të tetorit, në dritën e dokumentit të ri të përgatitur nga Franca, non-pejpëri për reforma të metodologjisë, që paraqet një bazë të mirë për kthim të integrimeve evropiane në rrugën e vërtetë” – theksoi Osmani, me ç’rast potencoi se vendi ynë gjendet para një sfide të re për tu adaptuar në sfidat me të cilat ballafaqohet Unioni si dhe në mënyrë konstruktive ti qaset nevojës së BE-së për reforma në procesin e zgjerimit.
“Vetë përmbajtja e iniciativës, por edhe shpejtësia me të cilën Franca doli me këtë iniciativë, brenda vetëm një muaji nga samitet e tetorit tregon rolin proaktiv, pa lënë procesin e reformave të shtyhet pa nevojë, dëshmi që pa dallim të metodologjisë së ndryshuar, vendet e Ballkanit Perëndimor në fund i pret anëtarësim i plotfuqishëm në BE, si dhe më e rëndësishmja, mundësia për kyçje të drejtpërdrejtë si palë e tanguar për të marrë pjesë me komentet, pikëpamjet dhe vërejtjet tona lidhur me dokumentin”- shtoi Osmani.
Në këtë kontekst ai theksoi se në periudhën para nesh, gjegjësisht përmes procesit të harmonizimit që vijon, gjithsesi do të duhet të definohen dhe precizohen edhe më tej disa aspekte të këtij dokumenti, të cilat do të paraqesin pikë referimi për atë se si do të zhvillohet procesi i negociatave në të ardhmen si dhe mundësi që përmes një procesi gjithëpërfshirës, si vend të japim kontribut sa më cilësor dhe më preciz në kuadër të kësaj iniciative, me qëllim që në kohë të përshtatshme të marrim metodologji të re dhe cilësore e cila do të paraqesë me të vërtet përfitim për ne si vende që negociojnë, përfitim i cili do të pasqyrohet në harmonizim më cilësor me rregullat dhe standardet evropiane, përfitim që do të thotë progres ekonomik, shoqëror dhe civilizues për të gjithë qytetarët.

Marketing