Osmani:Kaluam një rrugë të gjatë dhe bashkërisht arritëm rezultate të rëndësime në fushën e bashkëpunimit të ndërsjellë

Ministri i Punëve të Jashtme Bujar Osmani mori pjesë në takimin ministror për Punë të Jashtme në kuadër të kryesimit gjerman me Procesin e Berlinit për vitin 2021. Kryesues i takimit ishte ministri i jashtëm gjerman Heiko Maas.

Marketing

Në takim u diskutuan çështje aktuale në lidhje me perspektivën evropiane të rajonit në prag të Këshillave të BE-së në qershor si dhe për disa aspekte të bashkëpunimit rajonal. Ministrat diskutuan për mënyrën e implementimit të Planit veprues shumëvjeçar në tregun rajonal të përbashkët i cili është në sinergji me Planin ekonomik dhe investues të KE-së, që kanë potencial të madh për rivitalizimin e rajonit dhe janë në funksion të përgatitjes së mëtutjeshme të vendeve të Ballkanit Perëndimor drejt integrimit të tyre të ardhshëm në tregun e përbashkët të brendshëm të BE-së. Temë diskutimi ndërmjet ministrave ishin proceset rrjedhëse në përgatitje të marrëveshjeve rajonale për njohjen e kualifikimeve profesionale dhe akademike dhe lëvizje të lirë dhe punën në rajon si dhe nismat për zgjerimin e korridoreve të gjelbra me BE-në, si projekte që mund të sjellin përfitime të shumanshme për të gjithë qytetarët tanë.

“Kaluam një rrugë të gjatë dhe bashkërisht arritëm rezultate të rëndësishme në fushën e bashkëpunimit të ndërsjellë për ndërlidhje ekonomike, politike, të sigurisë dhe ndërlidhje sociale. Agjenda e ndërlidhjes, që ishte thelbi i procesit, evoluoi në ndërlidhjen reciproke në një kuptim shumë më të gjerë, përjashto atë infrastrukturore. Përfshirja e vendeve të Ballkanit Perëndimor në një proces aderues aktiv dhe dinamik, tërësisht do t’i angazhojë shoqëritë drejt krijimit të vlerave të reja, përparimit dhe konkurrencës pozitive. Bashkëpunimi rajonal bëhet gjithnjë e më i rëndësishëm – të demonstrohet qenësi dhe lidership i përbashkët politik. Ne jemi ekonomi relativisht të vogla, por bashkërisht jemi më të fortë. Fakti se kemi dallimet tona dhe qëndrime të ndryshme, nuk e përjashton bashkëpunimin më të ngushtë në të gjithë sektorët që kanë të bëjnë me BE-në”, theksoi Osmani.

Në vazhdim ai iu referua kryesimit të përbashkët në vitin e kaluar me Bullgarinë me Procesin e Berlinit, si një shembull pozitiv të fqinjësisë së mirë dhe bashkëpunimit bilateral, që kulminoi me Samitin e Sofjes, nga ku dolën një sërë iniciativash dhe u hapën fusha të reja të bashkëpunimit në rajon. Në takim, Osmani e prezantoi idenë e Maqedonisë së Veriut për shkëmbimin e diplomatëve të rinj në rajon, të orientuar drejt ndërlidhjes dhe forcimit të bashkëpunimit të gjeneratës së ardhshme të diplomatëve në rajon, me qëllim pajtimin e mëtutjeshëm, ndërtimin e mirëbesimit dhe rrënimin e barrierave reciproke. Gjithashtu, ai informoi edhe për iniciativën e kohëve të fundit për fillimin e një platforme joformale të bashkëpunimit politik – Ballkan 6 (B6) në format ministrash, përgjegjës për politika të jashtme, që synon thellimin e bashkëpunimit dhe të lidhjeve ndërmjet vendeve të rajonit në fushat me interes të përbashkët.

“Përvoja tregoi se kur konsultohemi njëri me tjetrin para takimeve të ndryshme, kemi ndikim më të madh mbi çështjet me interes të përbashkët. Shpresoj sinqerisht se mbajtja e takimeve të rregullta dhe koordinimi ndërmjet nesh, do të bëhet rregull, e jo përjashtim”, theksoi Osmani.

Krahas ministrit Osmani, në takim morën pjesë ministrat, pjesëmarrës në proces nga vendet e Ballkanit Perëndimor: nga Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Kosova, Serbia dhe Mali i Zi dhe nga vendet anëtare të BE-së: Austria, Bullgaria, Greqia, Italia, Polonia, Sllovenia, Franca, Kroacia, si dhe Mbretëria e Bashkuar, ndërsa paraqitje pati edhe eurokomisari për zgjerim dhe politika fqinjësore Oliver Varhei.

Kryesimi gjerman vazhdon me përpjekjet për të dhënë rezultate të mëtutjeshme në lidhje me të gjitha iniciativat e filluara në kuadër të Procesit të Berlinit që duhet të prezantohen në Samitin e Berlinit të caktuar për më 5 korrik të këtij viti, me të cilin do të kryesojë kancelarja gjermane Angela Merkel.

Marketing