Osmani:Kemi mekanizma institucionale të qëndrueshme, profesionale dhe të gatshme për zbatimin e zgjedhjeve fer, të lira dhe kompetitive

Sot, në hapësirat e Agjencisë për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuele (ASHMAA) të Republikës së Maqedonisë së Veriut, delegacioni i Sekretariatit për Çështje Evropiane kryesuar nga Zëvendëskryetari i Qeverisë për Çështje Evropiane, Bujar Osmani, realizuan takim me delegacionin e Agjencisë për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele kryesuar nga Kryetari, Zoran Trajçevski.Sipas Osmanit, me vizitën e sotme rrumbullakohet cikli i parë i vizitave të institucioneve kyçe që kanë kompetenca në zbatimin e zgjedhjeve.

Marketing

‘Kam përshtypje posaçërisht pozitive se kemi, mekanizma institucionale të qëndrueshme, profesionale dhe të gatshme për zbatimin e zgjedhjeve fer, të lira dhe kompetitive-thotë Osmani

Këto vizita vazhdojnë edhe në periudhën e ardhshme, me përfaqësuesit e institucioneve ndërkombëtare që i ndjekin zgjedhjet, sektorin civil, organizatat tjera që monitorojnë zgjedhjet etj., me qëllim që vërtetë t’i vendosim në lëvizje të gjithë faktorët të cilët kanë rol përkatës në procesin zgjedhor, dhe mos të lejmë as një pikë dyshimi tek partnerët tanë evropian se Republika e Maqedonisë së Veriut me të drejtë llogaritet si demokraci evropiane e pjekur