Osmani:Këtë vit vendi ynë për herë të parë shënon Ditën e Evropës si vend negociues

Me rastin e Ditës së Evropës 9 Maj, Sekretariati për Çështje Evropiane sonte organizon mini koncert ku do të performojnë BRAS Kuinteti i Filharmonisë dhe Orkestra frymore e Qytetit, në sheshin “Nënë Tereza” në orën 20.

Marketing

Në ngjarje krahas Zëvendëskryetarit të Qeverisë për Çështje Evropiane dhe Negociues Kryesor i vendit për anëtarësim në BE, Bujar Osmani, do të drejtohet edhe Ambasadorja e Kroacisë, vend kryesues me BE, Shkëlqesia e saj Nives Tiganj, si dhe do të marrin pjesë përfaqësues tjerë diplomatik.

“Nëntë maji, dita e fitores ndaj fashizmit njëherit është edhe dita e Evropës dhe e Bashkimit Evropian, e cila paraqet po ashtu edhe një nga ditët më të rëndësishme, patronazh të Sekretariatit për Çështje Evropiane. Këtë vit, Republika e Maqedonisë së Veriut për herë të parë e shënon Ditën e Evropës si vend negociues; gjegjësisht vend për të cilin Bashkimi Evropian solli vendim për fillim të negociatave”, qëndron në kumtesën e SÇE-së.

Duke marrë parasysh masat e kufizuara për socializim dhe mbledhje në grupe, ngjarja do të mbahet pa publikë, por në mënyrë përkatëse do të transmetohet në rrjetet sociale dhe në Fejsbuk kanalet e Sekretariatit për Çështje Evropiane.

Marketing