Oto Graf: Maqedonia e Veriut shtet i vetëm i rajonit që i ka zgjidhur çështjet e hapura me fqinjët

Me temë “Komunikimet strategjike dhe integrimet euroatlantike: Implikime për vendet e Ballkanit Perëndimor”, që sot po mbahet në Ohër, Oto Graf, nga Ambasada e Republikës Federale të Gjermanisë në Maqedoninë e Veriut, tha se asnjë vend i rajonit nuk është mjaftueshëm i fuqishëm as i madh që të jetë faktor i pavarur, prej atje nevoja e shteteve për shkëmbim ndërkufitar dhe ekonomik.

Marketing

“Maqedonia e Veriut si shtet i vetëm i rajonit që i ka zgjidhur çështjet e hapura me fqinjët, mund të ketë rolë të rëndësishëm në promovimin e konceptit për promovimin e Ballkanit Perëndimor. Sundimi i së drejtës dhe stabiliteti ekonomik i Maqedonisë së Veriut, prej atje është edhe interesi i autoriteteve gjermane t’i mbështesin përpjekjet e tilla si në vend ashtu edhe në rajon”, tha Graf.

Sa i përket procesit të anëtarësimit të RMV-së në NATO, koloneli Zoran Jankoviq, shef i Zyrës për Ndërlidhje të NATO-s Shkup, theksoi se 19 shtete-anëtare tashmë e kanë miratuar protokollin për ratifikimin për anëtarësim, me pritje se edhe anëtaret e tjera do ta bëjnë këtë së shpejti.

“Në pajtim me procesin për inkuadrim në NATO, shteti ka ndërmarrë detyrime që t’i zbatojë reformat, ndërsa një pjesë e kësaj janë edhe reformat në gjyqësi. ky është një proces që duhet të zhvillohet vazhdimisht, jo vetëm deri te anëtarësimi por edhe pasi të bëheni anëtare e plotfuqishme e Aleancës”, tha ai, duke theksuar se ekzistojnë çështje që duhet të përfundohen deri në anëtarësimin e plotfuqishëm.

Marketing