Oxfordi nxjerr rezultatet, vaksina kundër Covidit sjell imunitet

Një lajm i mirë vjen nga Universiteti i Oxfordit dhe kompania AstraZeneca.

Marketing

Këtë të hënë Institutet Kërkimore përkatëse njoftuan se vaksina kundër Covid-19-ës, e zhvilluar prej tyre, prodhon një përgjigje të fortë imune si te të moshuarit dhe të rinjtë.

Shkencëtarët komunikuan se reagimet anësore të vaksinës që po testohet kundër Covidit, ishin më të ulëta tek të moshuarit.

Financial Times raportoi se vaksina që po zhvillohet nga Oxfordi dhe AstraZeneca, prodhon antitrupa mbrojtës dhe qeliza të tipit T në grupmoshat më të vjetra, që sipas shkencëtarëve janë edhe grupmosha më e rrezikuar nga Koronavirusi.

Testimet e kryera tregojnë se vaksina gjeneroi një “përgjigje të fuqishme imune” në një grup të rriturish të shëndetshëm të moshës midis 18 dhe 55, raportoi gazeta.

“Është inkurajuese të shohësh se përgjigjet e imunitetit ishin të ngjashme midis të rinjve dhe të moshuarve “, tha një zëdhënës i AstraZenecas për Reutersin.

AstraZeneca, e cila po zhvillon vaksinën së bashku me studiuesit e Universitetit të Oxfordit, ka bërë hapa përpara në garën për të prodhuar një vaksinë për t’u mbrojtur nga Covid-19.

Institutet anekënd botës janë në ethet e konkurrencës se kush e sjell më parë në treg një vakisnë anti-Covid, teksa koronavirusi i ka marrë jetën më shumë se 1 milionë e 160 mijë njerëzve dha ka goditur fortë ekonominë globale duke çakorduar jetën normale në të gjithë botën.

Marketing