Ozil befason me skuadrën e re

Mesut Ozil gjithnjë e më pranë largimit nga Arsenal.

Marketing

Mesfushori gjerman, Mesut Ozil, mund të largohet nga Arsenal, për të filluar një aventurë të re në Superligën e Turqisë.

Bëhet fjalë për skuadrën e Fenerbahces, që po e kërkon 30 vjeçarin.

Skuadra turke, po kërkon një huazim fillestar për Ozil, me mundësi blerje në fund të sezonit.

Një largim të Ozil do ta mirëprisnin te Arsenal, shkaku i pagës së madhe të lojtarit.

Ozil te Arsenal është transferuar në vitin 2013, nga skuadra e Real Madridit.

Marketing