Ozil do t’i bashkohet Muriqit te Fenerbahce?

Mohamed Elneny ka sugjeruar që futbollisti i Arsenal, Mesut Ozil së shpejti mund të largohet nga klubi dhe të transferohet në Turqi.

Marketing

Duke folur në një intervistë për ‘Bein Sports’, Mohamed Elneny i cili është aktualisht i huazuar te Besiktas ka ftuar Ozilin që t’i bashkohet atij në futbollin turk.

“Mesut me të vërtetë e do Fenerbahcen. Ai gjithmonë flet për klubin dhe tifozët. Nëse më pyet, unë mendoj e ai mund të vijë në Fenerbahce. Ai gjithmonë më bezdisë duke kënduar këngë të Fenerbahces”, ka thënë futbollisti.

E në skuadrën e Fenerbahces luan edhe ylli kosovar, Vedat Muriqi, të cilit siç duket mund t’i bashkohet në skuadër edhe Ozil.

Marketing